Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar me furgon 30 emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme. Aksioni u zhvillua në aksion rrugor Devoll-Maliq.

Policia kishte marrë informacion se do të transportoheshin refugjatë me një furgon.

Në ndjekje të mjetit u vunë forcat policore, dhe i bënë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit dhe braktisi furgonin në afërsi të fshatit Zëmblak të Maliqit. Në brendësi të furgonit u gjetën 30 emigrantë të paligjshëm.

25-vjeçari me iniciale R.Ç. u arrestua më pas edhe me ndihmën e forcave policore të Komisariatit Nr.3 të Policisë së Tiranës.  /tvklan.al