Një 25-vjeçar shqiptar së bashku më të vëllanë dy vite më të vogël, disa muaj më parë janë arrestuar nga policia italiane për shitje të lëndëve narkotike.

Por ndërsa gjykata vendosi që t’i lërë në arrest shtëpie, 25-vjeçari vijoi të shtjellojë planin e tij duke gjetur një tjetër mënyrë për të shitur drogë.

Pas idicieve që mori, policia italiane e vuri në shënjestër për disa ditë, teksa zbuloi se 25-vjeçari shqiptar sërish nuk kishte hequr dorë nga shitja e lëndëve narkotike, e këtë e bënte në banesën e tij.

Këtë herë, dënimi për të do të jetë edhe më i ashpër. /tvklan.al