

25-vjeçari shqiptar vret të dashurën në Greqi
I riu pas vrasjes së 19-vjeçares dorëzohet në Polici: Isha xheloz
Një histori dashurie me fund tragjik është ajo e dy të rinjve shqiptarë në Greqi. Qamil Taja, 25 vjeç ka qëlluar me plumb në kokë të dashurën e tij 19-vjecare, e cila nuk ka mundur të mbijetojë. Pas kryerjes së krimit të rëndë, autori u dorëzua në polici ku ka rrëfyer se partenren e tij, Kristjana Brakaj, e ka vrarë nga xhelozia.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur gjatë një debati mes çiftit dhe se 25-vjecari ka qenë nën ndikimin e drogës, dhe konkretisht kokainës, kur ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar 19-vjecaren, e cila gjithashtu ishte shqiptare.
Autori ka qenë edhe më parë i shoqëruar në polici ku sërish arsyeja kishte qenë përplasja me të dashurën. 23-vjeçari shqiptari punonte në një lokal nate në Pire, ndërsa 19-vjeçarja punonte në një klub nate në Kallithea.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Klan News