I riu u gjet në liqen me duar të lidhura

Policia e Korçës dhe ajo e Fierit kanë identifikuar autorët e vrasjes së 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj nga Lushnja, trupi i të cilit u gjet i pajetë një ditë më parë në rezervuarin e Gjançit në Vithkuq të Korçës.

Burime nga grupi i hetimit thanë se bëhet fjalë për dy të rinj nga Lushnja me inicialet L.S dhe K.B, të cilët dyshohet se kanë dhunuar për vdekje Fridman Xhaferrajn dhe më pas trupin e tij kane hedhur në rezervuar.

Policia ka bërë shpalljen e tyre në kërkim dhe po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë krim. I riu u gjet me duar të lidhura dhe plage të shumta të shkaktuara nga goditjet me mjete të forta.

Policia dyshon se Xhaferraj është vrarë në një zonë tjetër dhe më pas është transportuar drejt Korçës, ndërsa i janë marrë mjetet e identifikimit dhe telefoni.

Gjithashtu ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi që vrasja mund të jetë kryer disa ditë më parë, pasi trupi i tij u gjet mbi ujë.

Dyshohet se motivi i ngjarjes është prishja e pazareve te drogës, kjo edhe për shkak të së shkuarës së vet viktimës, i cili ka qenë një person me precedent të mëparshëm penal dhe njihet si përdorues i lëndëve narkotike.

Tv Klan