Një vajzë 25-vjeçare përfundoi në spital këtë të enjte në Durrës, pasi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me trafikndarësen.

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasen T. Q., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen. Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, tha policia e Durrësit në një njoftim për media.

Një aksident i ngjashëm ndodhi edhe në Elbasan. Protagonist në këtë rast ishte po një 25-vjeçar i cili humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga.

“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia e Elbasanit./tvklan.al