E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Denisa e cila ka rrëfyer se para 9 muajsh burri i saj vdiq nga një aksident me motor, duke lënë mbrapa 3 vajza të vogla. Ata jetonin në një shtëpi me gjyshërit nga e ëma dhe jetesa nuk ka qenë shumë e mirë. Denisa 25-vjeç tregon se burri dhe gjyshi pinin dhe kjo gjë shkaktonte konflikte në shtëpi, duke mos qenë aspak e lumtur. Pasi i vdiq nipi i tij, gjyshi i kërkon Denisës të largohet nga shtëpia së bashku me fëmijët. Ajo u detyrua të jetojë tek një lokali i një miku së bashku me vajzat dhe vjehrrën që i ka qëndruar pranë gjithmonë.

Denisa: Në momentin e parë që mora lajmin që ka vdekur burri, unë kam qenë vetëm fare me fëmijët, nuk dija se çfarë të bëja, të mbaja fëmijët, të qaja vetë, apo të rregulloja shtëpinë. Në një moment i thashë vetes mblidhu, mblidh fëmijët se jeta është e gjatë. Në atë moment më ka thënë goca e madhe, mami ti nuk je vetëm, më ke mua. Edhe sot më thotë vajza o ma nuk dua që të qash më se ke vuajtur shumë sepse herë pas here dhuna që më ka ushtruar burri ka qenë edhe para fëmijëve. 

Mirela Milori: Ti e përcolle, por tregove një aspekt tjetër tani, që paska qenë e një martesë e dhunshme.

Denisa: Po, ai pinte alkool edhe gjyshi ka qenë arsyeja. Në mëngjes kisha gjyshin që pinte raki dhe në darkë kisha burrin.

Denisa shprehet se nuk i shkon më mendja për t’u martuar sepse martesa e parë që ka pasur nuk ka qenë e mirë. Për të mjafton që të ketë një strehë për fëmijët e saj. Ajo tregon se ka frikë të martohet sepse kanë ardhur shumë kohëra të vështira, ku dëgjon se babai ngacmon dhe fëmijën e vetë seksualisht, kështu Denisa nuk ka besim tek askush. Gjëja e vetme që do është që të shkollojë 3 vajzat që të bëhen dikushi në jetë. /tvklan.al