Një grua lindi fëmijën e saj të pestë në makinë, përpara fëmijëve të saj. Ata të shokuar shikonin të ëmën duke bërtitur nga dhimbjet, teksa sillte në jetë motrën e tyre.

Në videon e xhiruar nga bashkëshorti, Alexis Swinney shfaqet në sediljen e pasagjerit, me fytyrë nga fëmijët e saj, të cilët ndodheshin në sediljet e pasme të makinës.

Bashkëshorti i saj, Dominique po çonte familjen në një spital të Teksasit, pasi 25-vjeçares i nisën dhimbjet e lindjes, por foshnja e tyre “nuk mundi të priste”.

“Mund të presësh 2 minuta?”,

dëgjohet Dominique duke pyetur bashkëshorten, e cila i kërkonte ndihmë e zhveshur nga mesi e poshtë.

“Çfarë të bëj”

, tha ajo mes të bërtiturave, duke e bërë të qartë që foshnja e tyre ishte rrugës.

Ndërsa Dominique i kërkonte të duronte, Alexis shprehu frikën për shëndetin e foshnjës.

“Nuk e di nëse mund të marrë frymë. Nuk e di se çfarë po ndodh”

, tha ajo kur mori vajzën në krahë.

25-vjeçarja shfaqet duke tërhequr foshnjen e saj dhe duke e mbajtur në krahë, me kordonin e dukshëm që i lidhte. Me frymëmarrje të rënduar, Alexis buzëqeshi e lehtësuar kur dëgjoi të qarën e vajzës së saj, çka tregonte që ishte shëndoshë e mirë.

Bashkëshorti i saj dëgjohet duke thënë i emocionuar:

“O Zot, ajo solli në jetë foshnjen në makinë!”.

Në videon e postuar në rrjetin social Instagram, Alexis Swinney tha:

“Ishte diçka shumë e veçantë të sillje në jetë vetë foshnjen tënde. Asnjë mjek apo infermier, asnjë dritë apo njerëz që mund të ndërpresin momentin më të veçantë për familjet, kur ata sjellën një jetë në këtë botë. Kisha dhimbje, por lumturia dhe paqja që ndjeva më pas ishin më emocionues se çdo gjë që mund të kisha kërkuar”

.

/tvklan.al