Kjo është një procedurë dezinfektimi në Serbi. Lufta kundër virusit korona është e ashpër, por Covid-19 vazhdon e shtrihet. Janë shënuar edhe 6 raste të vdekjes dhe 250 raste për një ditë, duke çuar numrin në 3,630 persona të infektuar. Ekspertët thonë se fundi mund të jetë çështje javësh, por edhe rreziku. Ky virus në Serbi deri më tani ka marrë 80 jetë.

“Na duhet tentim shtesë që virusi të mos shtrihet atje ku nuk është. Por, në shumicën e rajoneve dhe qyteteve ka raste dhe më nuk mund të përdorim as termin vatër e virusit pasi ka shtrirje të gjerë lokale”.

Debate krijuan festat e pashkëve pasi pati kërkesa për tolerim në pjesëmarrjen në ceremoni. Por, qytetarët tani do të mund të ndjekin në televizor meshën javën e ardhshme. Nuk do të ketë tolerime dhe siç është rënë dakord mes presidentit, Alleksandar Vuçiç dhe Patriarkut Irinej, kësaj radhe do të festohet nëpër shtëpi dhe me zemër.

Vuçiç ka thënë se afati më i afërt për shpalljen e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme mund të jetë fundi i Prillit.