Shkak, virozat dhe temperaturat e larta

Ekspozimi i pakujdesshëm në diell i të vegjëlve, si dhe temperaturat e larta kanë sjellë fluks fëmijësh që paraqiten në pediatri për ndihmë mjekësore.

Rreth 250 fëmijë gjatë 24 orëve paraqiten tek bluzat e bardha. Vetëm gjatë 4 orëve të paradites së të dielës, janë kryer rreth 50 vizita për virozë. Mosha pediatrike është më e prekura nga virozat, me bark, të vjella dhe temperaturë.

Prej kohësh në kryeqytet është futur edhe sistemi 24 orësh i poliklinikave, por prindërit sërish dynden drejt Urgjencës Pediatrike në QSUT, duke shkaktuar edhe fluks dhe pritje të gjata në radhë.

Tv Klan