Mbi 2500 gra dhe vajza u zhytën lakuriq në ujërat bregdetare pranë Dublinit. Ato ia arritën të thyenin rekordin e mëparshëm Gines për grupin më të madh të femrave që notojnë krejtësisht të zhveshura.

Qëllimi ishte të ndihmonin fushatën botërore kundër të gjitha llojeve të kancerit që prek fëmijët. Femrat sfiduan ujërat e ftohtë të detit të Irlandës që arrinin jo më shumë se 12 gradë Celsius, pavarësisht motit me diell.

Rekordi i fundit Gines për këtë kategori ishte vendosur në 2015-ën në brigjet e Australisë Perëndimore, ku pjesëmarrëset nudistë ishin tre herë më të pakta në numër sesa në Irlandë.

Shuma e mbledhur nga aktiviteti i përvitshëm që ka nisur 5 vite më parë ka arritur në 153 mijë dollarë. Nuk dihet se sa është rritur me rekordin e fundit, por paratë do të shkojnë në ndihmë të kërkimeve shkencore kundër kancerin që prek moshat e vogla.

Tv Klan