Të paktën 258 të burgosur janë arratisur nga një burg në Indonezi pasi burgut iu vu flaka gjatë një kryengritjeje të dhunshme.

Arratisja ndodhi të hënën pasi shumë qytete në rajonin e Papuas, në lindje të Indonezisë, kishin nisur një kryengritje kundër udhëheqjes së Xhakartas.

Më shumë se gjysma e 500 të burgosurve u larguan nga qelitë e tyre kur protestues të zemëruar i vunë flakën burgut.

Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë, Marlien Lande, tha se janë arratisur 258 të burgosur dhe vetëm 5 prej tyre është arritur të kapen këtë mëngjes.

Protesta të dhunshme shpërthyen në qytetin Sorong, i cili banohet nga rreth 220 000 persona, ndërsa në kryeqytetin e provincës së Papuas Perëndimore, Manokuari, u dogj edhe godina e parlamentit lokal.

Protestat shpërthyen pas raportimeve se policia përdori gaz lotsjellës dhe arrestoi 43 studentë në Universitetin e Papuas, në Sarabaya të shtunën.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo bëri thirrje për qetësi dhe urdhëroi hetimin e incidenteve në Surabaya. /tvklan.al