Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga zjarret që kanë përfshirë pyjet në veri të Algjerisë.

Ministri i Brendshëm i vendit tha se 24 persona vdiqën në El Tarf pranë kufirit me Tunizinë, ndërsa dy të tjerë, nënë e bijë, në Setif.

Zjarrfikësit, me ndihmën edhe të helikopterëve nga ajri, mundën të frenojnë përhapjen e mëtejshme të zjarreve. Rreth 350 banorë janë evakuuar nga provinca të ndryshme. El Tarf ishte zona më e goditur me 16 vatra zjarresh, sipas autoriteteve të Algjerisë.

Zona veriore e Algjerisë preket nga zjarret pyjore çdo vit. Vitin e kaluar humbën jetën 90 persona, ndërsa zyrtarët qeveritarë akuzojnë për zjarrëvënie të qëllimshme. /tvklan.al