41 milionë banorë janë futur në karantinë

Këto pamje të personave që rrëzohen papritur në tokë, që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave botërore janë xhiruar në Kinë.

Dyshohet xhirimet paraqesin të sëmurë me koronavirusin që po përhapet me ritme të shpejta në këtë vend. Rastet e njerëzve të gjetur pa ndjenja ose të pajetë në rrugët e qyteteve të futur në karantinë po shtohet gjithnjë e më shumë.

Spitalet e Wuhanit, vatrës së koronavirusit, po punojnë mbi kapacitetet për shkak të dyndjes së personave që kërkojnë ndihmë mjekësore. Aktualisht numri i viktimave në gjithë Kinën ka arritur në 26 dhe mbi 800 ai i të prekurve. Për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të pacientëve, qeveria kineze ka nisur punën për ndërtimin e një spitali të madh me 1 mijë shtretër brenda një kohe rekord, që kurimet në të të nisin brenda 12 ditëve.

Në total janë 10 qytetet e futura së fundi në karantinë me një popullsi prej 41 milionë banorësh, ku nuk lejohen hyrjet dhe daljet e njerëzve dhe ku janë pezulluar fluturimet dhe hekurudha.

Tv Klan