Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në shumë shtete

Bilanc tragjik si pasojë e tornadove shkatërruese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktën 26 persona mbetën të vrarë në një pjesë të madhe të qyteteve në jug dhe në perëndim të SHBA-ve.

Shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra mbetën pa energji. Sipas Uashington Post, janë regjistruar më shumë se 60 tornado. Në shtetet Arkansas, Tënnesi, Iliniois, Indiana, Alabama dhe Mississipi regjistruan viktima si rezultat i motit të keq.

Dhjetëra shtëpi dhe biznese u shkatërruan nga një tornado e fuqishme që goditi Arkansas, ndërsa u regjistruan pesë viktima.

Imazhet ajrore treguan shkatërrime një pjesë të madhe të qytetit. Ndërkohë, kanë pësuar edhe disa biznese. Autoritetet evakuojnë qindra banorë.

Banorët e Ëynne, një komunitet me rreth 8,000 njerëz 80 kilometra në perëndim të Memphis, Tennessee, përjetuan gjithashtu shkatërrime të konsiderueshme. Ndërsa stuhitë vazhdojnë drejt lindjes, Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekura . Qendra e Parashikimit të Stuhive paralajmëroi se disa nga tornadot e parashikuara zgjasnin në periudha të gjata kohore.

Tv Klan