Një 26-vjeçar mbeti i plagosur këtë të enjte në Tiranë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. I riu po drejtonte kamionin, kur në rrethana momentalisht të paqarta, doli nga rruga duke përplasur 3 makina që ishin të parkuara aty pranë. Nga ngjarja mbeti vetë i dëmtuar dhe u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.  

“Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara. Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat./tvklan.al