Makina rezulton të jetë e vjedhur

Një 26-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Borizanë në aksin Fushë Krujë-Kurbin.

Policia bën të ditur se mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Viktima mësohet se është Mariglen Deva nga Fushë-Kruja. Ndërkohë, brenda makinës janë gjetur dy palë targa, maska e doreza. Paraprakisht, dyshohet se makina është vjedhur në Milot.

Tv Klan