Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane për shpërndarje droge. Mësohet se shtëpia e të riut ka qenë nën vëzhgim nga policia për shkak të dyshimeve ndaj tij.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, agjentët gjetën mbi 300 gramë kokainë të ndara në disa qese të vogla, një peshore dhe mbi 5 mijë Euro cash.

Pas kontrolleve më të thelluara, u gjetën edhe mbi 700 gramë të tjera kokainë, e bërë gati në doza të vogla.

Shqiptari u vu menjëherë në pranga dhe pritet që të dalë para gjykatës për t’iu vlerësuar masa e sigurisë./tvklan.al