Nëemisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar tema e një vajze 26 vjeçe e cila është dhunuar sistematikisht nga bashkëjetuesi i saj. Ai është një njeri i alkoolizuar dhe mjaft agresiv. Edhe pse momentalisht ndodhet në burg, vajza ka frikë se kur të dalë do e lëndojë ose vrasë. Ai nuk është i dhunshëm vetëm me të por edhe me fëmijët. 26-vjeçarja ka treguar disa raste kur e ka dhunuar, e ka gjuajtur me gurë, e ka djegur me cigare dhe e ka gjuajtur me thikë në këmbë vajzën e vogël.

26-vjeçarja: Nëse ai nuk vinte herët në shtëpi, e dija që kishte pirë me shokët dhe unë merrja vajzën dhe detyrohesha të dilja e të flija jashtë nëpër vende të ndryshme.

Mirela Milori: Po pse e bëje këtë?

26-vjeçarja: Po nga frika sepse e dija që do më rrihte mua dhe vajzën. Merrte kaçavidën dhe ia ngulte këmbës së vetë, trupit të vetë. Kalonte domethënë dhe tani që jam ndarë unë kam frikë prap vetëm nga ato që kam përjetuar.

Mirela Milori: Pse vendose të shkoje në polici të merrje urdhërin e mbrojtes kur vajza ishte 5 muajshe?

26-vjeçarja: Një ditë e kisha lënë vajzën jashtë dhe po pastroja shtëpinë, ky merrte gura të vegjël, ishte i pa pirë, merrte gura dhe e gjuante. E pashë, vajza qante dhe mua më dhimbte shpirti e zemra, nuk kisha çfarë t’i bëja. Më pas arrita ta shkëpusja, ia mora gocën dhe ika. Mora policinë që të vinin dhe nuk erdhën në vendngjarje, thanë zonjë hajde këtu pastaj shkojmë ne e kapim. Shkova në polici, ata thirrën babin tim, më mori dhe më çoi në shtëpi. Ai u arrestua dhe unë fillova të jetoja me të shtëpisë.

Mirela Milori: Martesa ishte me letra apo vetëm rrëmbim?   

26-vjeçarja: Jo vetëm bashkëjetesë. Kisha frikë ta bëja se thoja kush vuan nëpër gjykata se e dija që një ditë do ikja.

Mirela Milori: Pasi u fut në burg, sa u dënua?

26-vjeçarja: 14 muaj. Futet për dhunën e vajzës. Pastaj unë punoja në rrobaqepësi, vajzën ma mbante mami, pastaj filloi debati i madh me vëllain sepse thoshte ngele në shtëpi, më le pa martuar. Ky del nga burgu dhe vjen takon një ditë vajzën. Ata të shtëpisë menduan se unë kam pasur kontakt me të gjithë kohës dhe unë po i bëja lojë atyre. Nuk ishte e vërtetë, ai e dinte shtëpinë e babit. Kur erdhi që takoi vajzën e kishin parë komshinjtë dhe kishin pyetur që po kjo ëshhtë kthyer me burrin dhe i kishin thënë jo.

Mirela Milori: Si ishte takimi me të, të premtoi diçka?

26-vjeçarja: Jo puthi gocën dhe iku. Po i thoshte zemra e babit, shpirit i babait. Filluan problemet me vëllain, më thoshte ik nga këtu se do marr grua sepse gruaja nuk vjen me kunatën dhe fëmijën në shtëpi. Situata u bë shumë keq dhe pas një muaji kthehem prap me të se më thoshte kam ndryshuar. /tvklan.al