11 në terapi intensive, 5 të intubuar

Vijojnë të jenë të larta rastet e personave të prekur nga koronavirusi që kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore dhe shtrim në spital.

Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë në dy spitalet po marrin trajtim 264 persona prej të cilëve 11 kanë hyrë në terapi intensive, ndërsa 5 janë në intubim dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë në dy spitalet Covid po trajtohen disa pacientë të cilet rezultojnë covid negativ me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Kjo javë ka shënuar rritje drastike të personave që kanë patur nevojë për shtrim në spital si dhe rastet e reja të infektuara.

Tv Klan