Në fundjavë lëvizja e qytetarëve vetëm me leje

Serbia ka aprovuar ndalesën e daljes nga shtëpitë për të gjithë nga e premta deri të hënën, përvec atyre që kanë leje për ta bërë një gjë të tillë. Numri i pacientëve që kanë ndërruar jete është 65 kurse i të infektuarve është 2666.

“Tani nuk është koha që të bëjmë tolerime pasi mund të shkatërrojmë gjithçka që kemi bërë. Jam duke pritur javën e gjashtë të infeksioneve që të shohim nëse bien apo do të qëndrojnë. Rritja do të më befasonte, por nuk është e pamundur”, thotë epidemiologu Predrag Kon.

Serbia ka shënuar rreth 260 punonjës shëndetësorë të infektuar dhe ka shkallë vdekjeje 2.6 për qind. Është menduar që ditët e ardhshme, nëse ka nevojë, qytetet vatra të virusit të kthehen në karantinë.

Ende i pari është kryeqyteti, por gjendja e rënda është paraqitur në disa qytete e sidomos në Nish, qytetin e tretë më të madh në drejtim të Kosovës. Serbia ka testuar mbi 10 mijë persona deri tëni dhe ka blërë edhe 90 mijë teste.

Tv Klan