Mes viktimave edhe një 36-vjeçar

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e të infektuarve dhe viktimave nga Covid në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të premten nga 9,485 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 2,670 qytetarë. Mbi 54 % e rasteve të reja në 24 orët e fundit janë në Tiranë, ku kanë rezultuar pozitivë 1,434 qytetarë, e ndjekur nga Shkodra me 148 raste, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan dhe 51 raste në Fier.

Në të gjithë vendin janë 24,105 pacientë aktivë me Covid-19. Gjashtë qytetarë, mes tyre edhe një i ri 36-vjeçar kanë humbur jetën nga Covid-19. Viktimat janë nga Saranda, Tirana, Berati dhe Gjirokastra të moshave 36 deri në 84 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit 2,152 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan