Pas përvojës në Itali, Mariglen Zaka ka hapur sipërmarrjen e tij

Pas 27 vitesh në emigracion vendosi që të kthehej në vendlindje. Në Divjakë hapi këtë biznes të industrisë së lehtë. Mariglen Zaka, eksperiencën e marrë në Itali po e përdor për prodhimin e materialeve të ndryshme  industriale.

Mariglen Zaka: Kam ikur që kur kam qenë 15 vjeç. Kam ikur e kam ardhur, por pjesë biznesi kjo është hera e parë që stabilizohem këtu. Për të krijuar e zhvilluar biznesin këtu në Shqipëri.

Në këtë ndërmarrje janë të punësuara aktualisht 80 gra dhe vajza. Ato vijnë kryesisht nga Divjaka dhe Lushnja. Marigleni thotë se gjetja e krahut të punës nuk ishte e vështirë.

Mariglen Zaka: Absolutisht nuk ka qenë e vështirë. Nuk ka qenë e vështirë sepse kanë afruar njëra-tjetrën, nuk kemi pasur nevojë të bëjmë publicitet. U kanë shpjeguar kushtet e punës dhe s’kemi pasur probleme për këtë pjesë.

Dikur ishin shtëpiake apo punonin në bujqësi. Tani janë të punësuara në sektorin e industries së lehtë.

Punonjësja e parë: Hera e parë që punoj në industri. Shumë mirë!

Punonjësja e dytë: Mentaliteti është thyer, kemi kaluar nga punët e shtëpisë te kjo punë.

Gama e produkteve që prodhohen këtu do të shtohen në vijim e po ashtu pritet të rritet edhe numri i të punësuarve.

Klan News