“27-vjeçares intelektuale dhe të zgjuar sa i binte në dorë një pagesë, shkonte e luante bixhoz”



“27-vjeçares intelektuale dhe të zgjuar sa i binte në dorë një pagesë, shkonte e luante bixhoz”

14:08 25/02/2021

Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është folur për një temë shumë delikate, e cila është gjithëpërfshirëse në çdo shoqëri në mbarë botën.

Bëhet fjalë për bixhozin, i cili është një fenomen i ngjashëm me varësitë e tjera si abuzimi me drogën dhe alkoolin. Lojtarët problematikë ashtu si dhe abuzuesit me drogën dhe alkoolin kanë një paaftësi për të ndaluar apo kontrolluar sjelljet e tyre. Ndaj, lojërat e fatit janë parë gjithmonë si problematike, veçanërisht në aspektin social, krahas atij ekonomik, për vetë dëmin që ato shkaktojnë.

Por se çfarë është bixhozi, nga se shkaktohet dhe a konsiderohet si një çrregullim i shëndetit mendor është diskutuar dhe shpjeguar nga panelistët e emisionit, sociologu Gëzim Tushi, psikologu Sajmir Bakalli dhe avokatja Ana Pertena.

 “Kujtoj një rast që ka ardhur një zonjë e cila ishte jashtë mase e bukur. Ajo në dilemë për ta mbajtur familjen apo jo sepse e kishte kuptuar që i shoqi luante bixhoz duke qenë se ai kishe lënë një nga vilat e tyre peng dhe e kishte humbur. Meqenëse ajo kishte të tjerat, u mat se duhej ta prishte familjen me këtë situatë apo jo. Me dilemat e saj, vinte, shkonte, më takonte, merrte udhëzime dhe ikte përsëri, pas një viti e gjysmë më ka ardhur në një gjendje që unë nuk e njoha më, kishte dy sy rrëzëllitës, domethënë dhe unë nuk e njoha më.

“Pasi i kishin trokitur në derë edhe për shtëpinë ku banonin. Aty ishte deformalizuar edhe familja, ai kishte humbur si njeri fare, nuk donte të dinte as për vajzën e tyre, as për bashkëshorten dhe ajo vetë ishte viktimë e tij në një farë mënyre sepse kishte pritur dhe ajo vetë kishte humbur në dilemat e saj se çfarë do bënte me këtë situatë”, ka treguar avokatja.

Ana Pertena gjithashtu ka treguar historinë e një vajze 27 vjeç e cila nuk i ndahej dot vesit të saj të bixhozit dhe sa i binte në dorë një pagesë ajo shkonte direkt në kazino.

Ana Pertena: Një vajzë që luante dhe kishte probleme shumë të mëdha me borxhlinjtë, ishte intelektuale dhe në momentin e parë që merrte një pagesë të mirë, ishte një vajzë super e zgjuar, rrugës për të vajtur në shtëpi, do ndalonte rrugës se s’bën sa të bënte një lojë. Mezi priste të kthehej nga një rreth në Tiranë vetëm që të realizonte atë. I dinte pikat dhe do ndalonte se s’bën. Ishte 27 vjeç beqare dhe shumë e lexuar.

Gëzim Tushi: I ka dominuar mendjen, ajo pjesa e mendjes kreative, meqë qenka profesioniste e zonja që ka siguruar para, e ka vënë në periferi. Ajo është një e treta, dy të tretat janë të vesit. Është një pasion i deformuar së brendshmi dhe e tërheq zvarrë, nuk është më në gjendje që të ndahet, se ndan dot më. /tvklan.al







Të ngjashme