Dy të rinj përfunduan në prangat e policisë së Vlorës, pasi morën peng një person, nën pretendimin se u kishte para borxh. Të arrestuarit janë të moshës 20 dhe 23 vjeç. Burime zyrtare të policisë thonë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata morën peng një 27-vjeçar dhe e mbajtën për rreth gjysmë ore në shtëpi, ku e dhunuan fizikisht.

Ata pretendonin se personi në fjalë i kishte marrë një sasi lekësh njërit prej autorëve dhe nuk ia kishte kthyer. Megjithatë e gjithë ngjarja u mbyll me kaq, pas ndërhyrjes së policisë. Dy të rinjtë tashmë përballen me dy vepra penale, heqje e paligjshme e lirisë dhe shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë./tvklan.al