Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi iu gjetën disa doza narkotike të llojit heroinë. Në pranga ka rënë i riu me iniciale M.Q. nga Përrenjasi.

Nga kontrolli në banesën që ka marrë me qira, iu gjetën 167 doza heroine. Veprimet e tjera hetimore zbuluan se 27-vjeçari është edhe autor i vjedhjeve të dy makinave.

Konkretisht, më datë 11 Tetor 2020 ai ka vjedhur makinën në pronësi të qytetarit me iniciale B.R., dhe më datë 30 Tetor 2020 ka vjedhur automjetin në pronësi të R.Sh.

Policia thotë se vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar 27-vjeçari. /tvklan.al