Një ngjarje tragjike ndodhi në Brazil të hënën. Ish-Miss Brazili, Gleycy Correia, humbi jetën në moshën 27-vjeçare për shkak të komplikacioneve pas një ndërhyrjeje rutinë për heqjen e bajameve.

Sipas asaj që shkruan The Independent, Correia pësoi hemorragji dhe atak në zemër përpara se të binte në koma në fillim të Prillit, vetëm 5 ditë pas ndërhyrjes. Pritet që eksperti mjekoligjor të bëjë autopsinë mbi trupin e 27-vjeçares, për të përcaktuar shkaqet përfundimtare të vdekjes.

Correia u kurorëzua Miss United Continents Brazil në vitin 2018. Që prej asaj kohe ajo kishte tërhequr shumë ndjekës në rrjetet sociale si ‘makeup artist’, me më shumë se 50 mijë ndjekës në Instagram./tvklan.al