Një nënë 27-vjeç ka lindur një djalë mjaft të rëndë sa u deshën dy njerëz për ta mbajtur, pavarësisht se ajo nuk kishte aspak oreks gjatë shtatzënisë.

Amy Smit, solli në jetë foshnjën quajtur  Zagrys përmes operacionit cezarian në 25 Maj në Cheddington, Bucks të Anglisë. Foshnja peshonte rreth 6 kg dhe ishte shumë i gjatë dhe i gjerë  dhe mezi e ka zënë peshorja.

“Ai ishte aq i madh sa u deshën dy njerëz për ta nxjerrë jashtë barkut tim, dëgjova njërën prej stafit mjekësor ku thoshte kam nevojë për ndihmë sepse është shumë i madh. Kur ata e ngritën sipër ekranit që unë dhe bashkëshorti im Zac ta shihnim, u habitëm.

Ne kishim blerë rroba deri në tre muaj sepse prisnim që ai të ishte i gjatë. Por asnjë prej tyre nuk i bënte dhe u detyrova ta dërgoj Zacin për të blerë rroba gjashtë deri në nëntë muaj”, shprehet Amy.

Amy shprehet se nuk kishte aspak oreks dhe shprehet nëse do hante më shumë, nuk e imagjinonte dot se sa i madh do dilte fëmija. Tani është dy muajsh dhe Zeik peshon me 6.7 kg. /tvklan.al