I publikuan foto intime në TikTok, vetëvritet e reja. Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se e shtyu drejt vetëflijimit


I publikuan foto intime në TikTok, vetëvritet e reja. Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se e shtyu drejt vetëflijimit

15:34 12/02/2024

Kjo foto e intime mes Altin Çokut dhe Sibela Abedinit, dyshohet se shtyu këtë të fundit drejt vetëvrasjes paraditen e së dielës, kur 27-vjeçarja u vetëhodh nga kati i katërt i banesës që kishte me qira në zonën e Kamzës.

39-vjeçari në këtë foto dyshohet se e shpërndau në rrjetin social TikTok, çka është bërë shkak më pas që viktima, nënë e një fëmije 2 vjeç t’i japë fund jetës.

Për këtë arsye 39-vjeçari është vënë në pranga nga policia, pasi nga hetimet e komisariatit nr.5, u zbulua se e reja pak përpara se të kryente aktin e rëndë kishte zhvilluar një bisedë në ËhatsApp me Altin Çokun, ku i kërkonte të fshinte foton e saj.

Përpara oficerëve të policisë, vetë autori ka pranuar faktin se i ka bërë foto intime viktimës, por ka mohuar publikimin. Rrethanat se si ajo është shpërndarë ai i ka treguar përmes një video të publikuar pak përpara se të arrestohej.

Pavarësisht kësaj policia dhe prokuroria dyshon se ka qenë pikërisht Altin Çoku që e ka publikuar foton në fjalë, duke shtyrë të renë drejt vetëvrasjes. Këtë qëndrim kanë dhe familjarët e viktimës.

“Ai nuk e di çfarë i bëri, o mori vesh që goca do u largonte dhe i bëri këto gjëra, ose nuk e di. Po hapin TikTok-a, Instagram, po hapin me foton e gocës”, tha një e afërme.

“Si nga drejtësia, si nga prokuroria, si nga gjykata unë si dajë i kërkoj që të mos dalë nga burgu”, tha Engjull Selmani, daja i viktimës.

Viktima 27 vjeçare, ishte në prag divorci me bashkëshortin e saj,  shqiptar të Kosovës, me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjeçe.  Gjatë kësaj kohe ajo ishte njohur me Altin Çokun, për shkak se 39-vjeçari e kishte thirrur atë t’i pastronte banesën kundrejt pagesës.

Tv Klan









Të ngjashme