Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në 27-vjetorin e krijimit të partisë, tha se qëllimi dhe thelbi i marrëveshjes së 18 Majit ishte të evitohej përplasja civile, destabilizimi i vendit dhe angazhimi i grupeve kriminale në shitblerjen e votës, por akuzoi kryeministrin Edi Rama për pabesi duke bërë të kundërtën e asaj për të cilën u zotua.

Tani zullumi dhe pabesia po i ngecin në fyt.

Më tej kryedemokrati tha se “

ky është fillimi i shpërbërjes së strukturës kriminale, të shpërbërjes së gënjeshtrës së madhe mbi të cilin qëndron narko-qeveria në pushtet.  Kjo qeveri solli disa rekorde të zeza për vendin, por katër prej tyre nuk i  ka parë historia e asnjë vendi në Europë dhe në botë: 1. Promovimi me vetëdije i individëve me rekorde kriminale në parlament dhe në funksione të larta publike, 2 . kanabizimi masiv i territorit kombëtar nga bandat në ortakëri me qeverinë, 3. angazhimi i bandave si struktura elektorale të Partisë Socialiste me detyrën për të blerë vota me  paratë e drogës e korrupsionit dhe për të dhunuar zgjedhësit, 4. blerja masive e votës në zgjedhjet e 25 qershorit.

Basha tha se këto rekorde pohojnë pa asnjë ekuivok ilegjitimitetin e të ashtuquajturës fitore të narko-pushtetit në zgjedhjet e 25 qershorit, për rrjedhim, ilegjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë.

Këto janë faktet. Shpërbërja e gënjeshtrës dhe e së keqes që ka nisur nuk mund të kthehet më prapa. Shpërbërja vetëm do të përshpejtohet në javët dhe muajt në vijim. Nuk mund të ndodhë ndryshe. Ortakët e krimit në pushtet dhe pushtetit në krim kanë ngecur në kënetën e tyre.

Në fjalën e tij, kryedemokrati nderoi themeluesit dhe drejtuesit që nuk janë më Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Pjetër Arbnorin, Arben Brocin, Ali Spahian; Sokol Olldashin, Ferdinand Ponen sidhe shprehu mirënjohje për themeluesit Eduard Selamin, Genc Rulin, Preç Zogajn, Besnik Mustafajn, Tritan Shehun, Genc Pollon, Aleksander Meksin etj.

Nga të gjithë veçoi liderin historik të PD-së, Sali Berisha: “

Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë përherë për liderin e saj historik Sali Berishën, pa të cilin Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka patur përherë.

/tvklan.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1718639911520516/