Trombë!

Është shitur për 275 mijë dollarë tromba e një ndër mjeshtërve më të mirë të muzikës xhaz, Miles Davis. E prodhuar në vitin 1980, ajo është e  markës së njohur Martin Committee. Tromba vjen me një dizanj unik, të krijuar nga vetë muzikanti, në ngjyrë blu të theksuar. 

Ajo u ble nga pronari i klubit të xhazit në Ann Arbor të Miçigan, për një shumë që ishte e papritur, pasi sipas vlerësimeve çmimi më i madh që mund të kapte vegla muzikore ishte deri me 100 mijë dollarë.

Pronari i ri i trombës do ta ekspozojë atë në klubin e tij, duke i dhënë mundësinë çdokujt të luajë disa nota muzikore në të.

Davis ndërroi jetë në viti 1991 dhe konsiderohet si një prej më të mëdhenjve të xhazit. Albumi i tij i vitit 1959 me titull “ Një lloj hëne” mbetet ende sot albumi më i shitur i xhazit në botë.

Klan Plus