28 apo 29 Nëntor, kur u çlirua Shqipëria?




28 apo 29 Nëntor, kur u çlirua Shqipëria?

Autori: Blendi Fevziu

23:03 17/11/2005

Data kur okupatoret gjermanë u larguan nga Shqipëria më 1944-ën është një temë që duket se rikthehet çdo Nëntor të çdo viti që prej 1993-shit. Që nga viti 1945 si data e çlirimit të Shqipërisë është njohur 29 Nëntori. Por në vitin 1993 sipas informacioneve të nisura fillimisht në shtyp dhe më pas si pasojë e relacionit të bërë një komitet i posaçëm, datë e çlirimit të Shqipërisë u përcaktua 28 Nëntori. Sipas këtij komisioni gjermanët lanë të lirë Shkodrën më 28 Nëntor, por data është ndryshuar një vit më pas për t’iu përshtatur festës kombëtare jugosllave 28-29 që ka të bëjë me një plenum antifashist. Ky konfuzion i krijuar nga dy datat ka ndarë më dysh jo vetëm qytetarët, por edhe historianët.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në “Opinion” historianët Paskal Milo, Xhelal Gjecovi, Muharrem Dezhgiu, Kasem Bicoku dhe në lidhje direkte analisti Fatos Lubonja.

Sipas Milos debati se kur iku gjermani i fundit nga Shqipëria është një debat që sërish do të na dyzojë. “Sa herë që politika do të ndërhyjë në shkencë asnjëherë nuk do të arrihen përfundime”, tha Milo./tvklan.al













Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

23:03 17/11/2005