28 të akuzuar për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

28 të akuzuar për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

09:00 24/11/2018

Turqia ngriti akuza ndaj 28 personave në lidhje me vrasjen në Dhjetor të 2016-s të ambasadorit rus në Ankara, duke përcaktuar klerikun islamik Fethullah Gulen si të dyshuarin kryesor për këtë ngjarje, njoftoi agjencia shtetërore turke Anadolu.

Andrei Karlovi u qëllua për vdekje nga një polic, i cili në momentin e sulmit nuk ishte në detyrë, ndërsa po mbante një fjalim në hapje të një ekspozite në Ankara. Ndërsa hapi zjarr, personi i armatosur bërtiti “Allahu Akbar” si dhe,”mos harroni Alepon”, duke iu referuar me sa duket përfshirjes së Rusisë në Siri. Ai uqëllua për vdekje nga policia në vendngjarje.

Presidenti Tayyip Erdogan ka thënë se lëvizja e Gylenit qëndron pas vrasjes, një akuzë që kleriku e ka mohuar. Erdogan fajëson gjithashtu rrjetin e klerikut si organizatorë të një puçi ushtarak në korrik të 2016-s. Gulen, i cili jeton në mërgim të vetëshpallur në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999, e kanë dënuar grushtin e shtetit dhe kanë mohuar çdo përfshirje.

Autoritetet akuzuan Fethullah Gulen-in dhe 27personat e tjerë për përpjekje me qëllim “përmbysjen e rendit kushtetues, duke qenë anëtarë të një organizate terroriste, si dhe për vrasje me paramendim”, njoftoi agjencia Anadolu.

Prokurorët thanë se nëpërmjet vrasjes, organizata e Gylenit po përpiqej të prishte marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Por ndërsa ndodhi vrasja e ambasadorit rus,lidhjet mes të dy vende ishin të tensionuara për shkak se Turqia kishte rrëzuar një aeroplan lufte rus mbi Siri një vit më parë. Pas vrasjes, lidhjet mes Ankarasë dhe Moskës janë përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme./VOA

LAJMET
Të ngjashme
UKT