Kosova vijon të shënojë një numër të lartë viktimash si pasojë e Covid-19. Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën 28 qytetarë të tjerë, duke e çuar në 2,685 numrin total të fataliteteve që prej nisjes së pandemisë në këtë vend.

Duke ju referuar të dhënave zyrtare nga autoritetet, numri i infektimeve ditore thuajse është dyfishuar krahasuar me një ditë më parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga rreth 6310 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 920 persona.

Aktualisht në Kosovë mbeten edhe mbi 24 mijë raste aktive.

Tv Klan