Një i ri është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi transportonte lëndë narkotike dhe nuk iu bind urdhrit të bluve për të ndaluar.

28-vjeçari me iniciale V.Gj. po udhëtonte me makinën tip Volksëagen dhe në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër iu kërkua nga policia që të ndalonte.

28-vjeçari  nuk iu bind urdhrit të policisë dhe tentoi të largohej. Në këtë moment, ai ka hedhur nga dritarja e makinës një qese me kanabis për të fshehur provat. Por policia mundi të sekuestronte qese me drogë dhe të arrestonte 28-vjeçarin.

Ndaj këtij të fundit, janë ngritur akuzat për prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe pastrim i produkteve të veprës penale. /tvklan.al