“Dhuna filloi që në Gjermani, më mbylli derën dhe më mori telefonin nga xhelozia”

Dashuria u shëndërrua në “makth” për një 28 vjeçare, e cila prej vitesh jetonte ne Gjermani, ku ishte arsimuar dhe punonte si infermiere. E reja me iniciale R.B. kishte njohur fare rastësisht me një të ri shqiptar, që kishte nevojë për ndihmë mjekësore, Gleard Gushollin.

Ajo e ndihmoi atë vetëm se ishin nga i njëjti vend. Më  pas krijuan një mardhënie dhe u dashururuan. Gleard Gusholli jetonte në shtëpinë e 28 vjeçares në Gjermani. Aty kanë nisur edhe konfliktet e para për arsye xhelozie. 

“Donte të hakmerrej se kemi qenë 3 muaj të ndarë. Në Gjermani ka nisur nga dhuna. Prej xhelozisë donte të hakmerrej, më merrte telefonin, nuk kontaktoja dot askënd. Në Gjermani kemi bashkëjetuar 1 muaj e gjysmë dhe prindërit e mi e nxorrën nga shtëpia. Më fuste 4 gishtat në grykë dhe donte me ma marr shpirtin. Unë e dija që po vdes e po jap shpirt.”

Pas ribashkimit, e reja kishtë ëndërr që të kijonte familje në Shqipëri.  Por ajo ëndërr u kthye në tmerr, pasi bashkejtuesi Gleard Gusholli filloi ta dhunonte sërish. 28 vjeçarja rrëfen momentet e vështira.

“Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më do mirë, vetëm më hap derën. Më fuste 4 gishtat në grykë dhe donte me ma marr shpirtin. Unë e dija që po vdes e po jap shpirt. Ditën që erdhi goca e dajës për të më ndihmuar, rreth 15 herë më fuste gishtat në fyt e donte të më mbyste.”

Edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike, e reja tregon se bashkëjetuesi i saj e ka detyruar që të konsumonte kokainë. 

“Ai vetë më ka thënë mua që nuk e konsumon më kokainën, ndërkohë kur erdha unë ai e konsumonte në syrin tim dhe më thoshte dhe mua pije, unë i thoja disa herë, nuk e pi, nuk e pi dhe jam gjendur dhe unë në siklet se thoja do më vrasi dhe isha e detyruar ta konsumoja. Këto 5 ditët e fundit e kam konsumuar edhe unë, herët e tjera kurrë s’kam pasur lidhje me drogën.” 

E reja tregoi se u ndihmua nga të afërm të saj dhe motra e bashkëjetuesit që të shpëtonte nga dhuna.  Motra e 31 vjeçarit e ka dërguar në një klinikë pranë banesës dhe më pas bluzat e bardha kanë njoftuar policinë.  Pas kësaj ngjarjeje, vajza tha se do të largohej pasi nuk e lidhte më asgjë me Shqipërinë. 

Klan News