Një grua e sapomartuar ka humbur jetën nga kanceri, pasi mjeku mendonte se një masë e krijuar në trupin e saj ishte një gungë dhjami dhe jo një masë kancerogjene.

Gemma Malins, 28 vjeç, u diagnostikua për herë të parë gabim dy vjet e gjysmë më parë.

Ajo shkoi tek mjeku për të kontrolluar një gungë në kofshën, por iu tha që nuk duhej të shqetësohej. Të njëjtën vizitë e bëri edhe 3 muaj më vonë, ku gugnga kishte madhësinë e një topi tenisi dhe mjeku i tha të njëjtën gjë.

“Një gugngë tjetër ishte rritur në gjoksin tim,” shtoi Gemma në atë kohë.

Në vitin 2019 ajo u vizitua nga një specialist dhe u diagnostikua me një melanoma metastatike.

“Ishte përhapur në të gjithë trupin tim,” tha Gemma për NZ Herald.

Më shumë se 56,000$ u mblodhën për të mbështetur Gemma në Prill, kur ajo vendosi të provonte Ipilimumab, një trajtim antitrupi që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Por, pas përpjekjeve të shumta, trajtimi nuk ishte i suksesshëm dhe Gemma ndërroi jetë javën e kaluar.

Gemma ka thënë më parë se një imunoterapi e financuar e quajtur Keytruda fillimisht stabilizoi melanomën. Por, pas një viti, kanceri u përhap përsëri, kur ajo vendosi të martohej me partnerin e saj në një ceremoni të thjeshtë. Çifti u martua në Duders Beach, në lindje të Beachlands, një periferi të Auckland.

“Brandon dha gjithë jetën e tij për mua, punën e tij si bletar. Ai është heroi im. Ai është i mahnitshëm, ai ka qenë me mua për çdo test gjaku, çdo gjilpërë, çdo dhimbje, çdo ditë të mirë dhe të keqe”, është shprehur Gemma para se të ndërronte jetë.

Pastori Neil Hamilton i Kishës Baptiste Beachlands tha për vdekjen e Gemma se ajo kishte kaluar një “betejë të gjatë dhe kishte luftuar shumë”. /tvklan.al