28 vjet më parë, legjenda e muzikës rock Freddie Mercury ndërroi jetë, por muzika që la pas ai ishte unikale në llojin e vet.

Zëri i tij i paarritshëm dhe prezenca e tij në skenë shumë e veçantë e ngritën në piedestal grupin Queen në vitet 70-80.

Për plot 21 vite më radhë, ai këndoi në skenat botërore duke marrë një famë ndërkombëtare ku këngët e tij më pas do të shndërroheshin në hite.

Koncerti i fundit i Queen u mbajt në 9 Gusht 1986 në Parkun Knebworth. Kjo ishte shfaqja e fundit e Freddie Mercury para 12 mijë spektatorëve. Disa muaj më vonë ai u diagnostikua me SIDA.

Mërkuri e mbajti të fshehur sëmundjen për fansat e tij deri më 22 Nëntor 1991, kur publikoi një deklaratë për shtyp, duke shpjeguar largimin e tij nga skena. Vetëm njëzet e katër orë më vonë ai vdiq nga pneumonia e rënduar edhe për shkak të AIDS.

Disa nga këngët e grupit ikonë të viteve 1970-1980, janë “Bohemian Rhapsody”, e shkruar nga Fredi Mercury, “Show must go on”, “Killer Queen”, “Somebody to Love”, “We Are the Champions”, etj.

Klan Plus