28-vjetori i Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

28-vjetori i Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

19:03 08/09/2019

Zaev: Nuk varet gjithçka nga politikanët

“Urime qytetarë, urime popull, kemi ndërtuar shoqëri unike, kemi ngritur shtet stabël. Qoftë e përjetshme Dita e Pavarësisë, të jetojë Republika e Maqedonisë së Veriut.”

Këtë urim ua drejtoi Kryeministri Zoran Zaev qytetarëve, në manifestimin e qeverisë në Shkup, së bashku disa qindra qytetarë, në 28-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Maqedonisë. Ai vlerësoi se shteti përparon, e kapi trenin e fundit për të ardhme prosperuese, anëtarësimin në NATO dhe një hap afër negociatave me Bashkimin Evropian, në Tetor, siç theksoi, duke u bërë thirrje qytetarëve secili të përpiqet për formimin e të ardhmes së shtetit.

“Nga një shtet me shumë probleme dhe marrëdhënie të këqija me të gjithë fqinjët, sot jemi shembull pozitiv, model të cilin të tjerët duan ta ndjekin, krenari evropiane, i zgjidhim problemet, nuk ikim prej tyre.”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke uruar qytetarët me rastin Ditës së Pavarësisë theksoi se jemi dyerve të institucioneve evropiane dhe euroatlantike.

“Në vitin 1991 zgjodhëm Pavarësinë, në vitin 2001 bashkëjetesën ndëretnike. Sot jemi para dyerve të institucioneve evropiane dhe euroatlantike.”

Teksa Zaev përshëndetej dhe fotografohej me qytetarët në parkun e qytetit, i shoqëruar nga më shumë ministra nga kabineti i tij, kundërshtari i tij politik, lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, njoftoi se festën e ka pritur në lartësi mbidetare prej 2800 metrash, në majën e malit Korab, prej ku publikoi një fotografi në Facebook. Këtë moment për shtetin e vlerëson si “mot i keq kur jeta bëhet ferr”. Në video-mesazhin e mbrëmshëm, Mickosi theksoi:

“8 Shtatori është edhe i komitëve edhe i partizanëve, i njerëzve të mençur të VMRO-së, por edhe të LSDM-së, i atyre që besojnë në Maqedoni dhe betohen për këtë copë dhe. E vetmja Republika e Maqedonisë. Gëzuar ditëlindjen Maqedoni.”

Por, pas pothuajse tri dekada Pavarësi, një nga sfidat kryesore, deri tani të pakapërcyera për Maqedoninë e Veriut mbeten sundimi thelbësor i së drejtës, zvogëlimi i korrupsionit dhe thellimi i demokracisë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT