280 të shtruar në spitalet Covid



280 të shtruar në spitalet Covid

15:45 26/10/2020

14 në terapi intensive, 9 të intubuar

Mbeten të larta shifrat e pacientëve në spitalet e dedikuara Covid në vendin tonë.

Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë në dy spitalet po marrin trajtim 280 persona.

Një ulje të lehtë kanë pësuar personat në terapi intensive ku ndodhen 14 pacientë ndërsa 9 janë në intubim në gjendje të rëndë për jetën.

Në dy spitalet Covid po trajtohen disa pacientë të cilët rezultojnë covid negative me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan




Të ngjashme