I lartë numri i pacientëve në spitale

Rastet e reja me Covid – 19 shënuan një tendencë në rritje edhe të dielen e 18 tetorit. Autoritetet shëndetësore raportojnë për 281 qytetarë të infektuar nga 1276 testime të kryera në 24 orët e fundit. Tirana ka numrin më të lartë të rasteve positive me 151 qytetarë, ndërsa pas saj renditet Korça dhe Fieri.

3 qytetarë shqiptarë, nga Lezha, Tirana dhe Elbasani janë viktimat më të fundit nga koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar në 451 numrin total të vdekjeve.

Shqetësuese mbetet situata në të 2 spitalet Covid! Aktualisht në to po marrin shërbimin 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë të intubuar.

Edhe pse një numër i ulët krahasuar me ato të infektimeve, 70 pacientë janë negativizuar gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë në të gjithë vendin vijojnë të jenë ende 6533 vatra active me Covid – 19.

Tv Klan