237 pacientë po marrin trajtim në spitale

Vazhdon të jetë i ulet numri i infektimeve të reja edhe këtë të premte me 286 raste të reja të konfirmuara në 24 orë. Ndërkohë sipas autoriteteve janë 7 pacientë që kanë humbur jetën në spitale.

Shifrat e infeksioneve mbeten në nivelet e ulëta të javëve të fundit me 286 raste të reja të identifikuara në 24 orët e fundit sipas autoriteteve. Shifra është arritur pasi janë kryer 2966 testime në të gjithë vendin.

35 raste pozitive janë konfirmuar në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës dhe Vlorë, 19 raste në Fier,  13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, etj.

Shifrat e të shëruarve janë thuajse dyfish me 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë 7 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19,  të cilët ishin të moshës nga 54 në 71 vjeç, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Tv Klan