Vetëm për muajin Prill, në territorin shqiptar kanë hyrë 1.4 mln vizitorë, me një rritje në masën 20.8% krahasuar me muajin Prill të vitit 2023. Instituti i Statistikave raporton se nga ky numër, 794 mijë rezultojnë shtetas të huaj, duke pësuar një rritje me të paktën 29.3%.

Sa i takon gjeografisë apo origjinës së shtetasve të huaj që kanë vizituar vendin tonë, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të tyre e kryeson Evropa, me 754 mijë shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore e Paqësori, përkatësisht me 16 dhe 5 mijë shtetas.

Këta shtetas kanë deklaruar edhe arsyet e vizitave të tyre në vendin tonë ku kanë shënuar rritje vizitat për qëllime personale, turistike e arsye biznesi. Nga ana tjetër edhe numri i qytetarëve shqiptarë e të huaj që kanë zgjedhur të largohen nga vendi regjistron një rritje me 22.2%, teksa INSTAT përllogarit 1.402.260 dalje nga territori i vendit.

Tv Klan