1 Maji, shqetësime për largimin e punëtorëve nga puna

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, 1 Majit, organizatat sindikale të Maqedonisë së Veriut kanë ngritur shqetësime për shkak të largimeve të punëtorëve nga puna në kushte të pandemisë.

“Në dy dekadat e fundit në Maqedoninë e Veriut, organizatat sindikale thonë se të drejtat e punëtorëve janë zvogëluar në mënyrë dramatike. Koronavirusi ka goditur edhe të drejtat e punëtorëve. Një pjesë e tyre janë larguar nga puna, të tjerët kanë paga të zvogëluara, kurse të tretët aspak nuk janë të paguar”.  

Situatë e vështirë paraqitet edhe tek punonjësit e tekstilit.

“Sipas njohurive tona, nga shifrat që i kemi në Mars, për rreth 2000 të punësuar ka heqje kolektive nga puna. Shënojmë pagesa prej 4000, 6000 dhe 9000 denarëve për ata që nuk kanë qenë në punë për shkak të ruajtjes së fëmijëve dhe masave të tjera qeveritare”.

Në Maqedoninë e Veriut autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për 29 raste të reja me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1494. Numri i viktimave ka shkuar në 81, për shkak se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar katër raste të reja.

Tv Klan