Një 29-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi është dënuar me 10 vite burg nga drejtësia italiane për vjedhje me armë me dhunë.

Bëhet fjalë për Bledar Zefin, një emër ky i njohur edhe për autoritetet shqiptare pasi në 2015-tën u arrestua, por më pas u arratis nga Komisariati Nr.3 i Policisë në Tiranë.

Në momentin që po kryheshin procedurat në dhomën e shoqërimit, Zefi u kërkoi efektivëve ta shoqëronin për në tualet. Më pas i riu shtyu policët, duke mundur të largohet nga godina e komisariatit.

Për arratisjen e tij gjatë asaj kohe nisi edhe një hetim i brendshëm nga SHÇBA për dy efektivë policisë. Sakaq pritet që Zefi të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata e Xhenovas.

Tv Klan