Një 29-vjeçar shqiptar ishte gjetur pa ndjenja në rrugë dhe më pas u raportua se kishte ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin Iraklio.

Ka qenë një kalimtar i rastit që pa të shtrirë në rrugë 29-vjeçarin dhe njoftoi ndihmën e shpejtë. Fatkeqësisht, i riu ndërroi jetë pak pasi ambulanca mbërriti në vendngjarje.

Sipas mediave greke, shqiptari humbi jetën për shkak të mbidozës. Shtypi nuk ka bërë të ditur identitetin e 29-vjeçarit, megjithatë thuhet se pranë trupit të shqiptarit u gjetën shenja të përdorimit të lëndëve narkotike.

/tvklan.al