Një 29 vjeçare ruse është paditur nga qeveria amerikane për spiunazh. Mendohet se ajo merrte informacione për qeverinë ruse në kohën kur ishte pjesë e grupimeve politike amerikane.

Maria Butina ishte e infiltruar në partinë republikane si dhe mbështetëse e të drejtave për armët. Dyshohet se ajo ka përdorur Shoqatën Amerikane të Armëve, për të financuar fushatën e Donald Trump duke krijuar kanale dytësore komunikimi për qeverinë ruse.

Avokati i saj tha se këto akuza nuk kishin baza, por FBI deklaroi se Butina shfrytëzonte lidhjet personale që kishte me shtetas amerikanë me ndikim në politikë për interes të Rusisë.

29-vjeçarja pritet të dalë në gjyq gjatë ditëve në vazhdim. Ky arrestim është bërë në momentin kur kundër Presidentit Trump po shtohen provat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Klan Plus