Trump: “Nuk i urdhëroj amerikanët të vendosin maskë”

600 mijë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e covid 19 në mbarë botën qe nga shfaqja e pandemisë teksa të infektuarit janë rreth 14 milionë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një situatë tepër shqetësuese. Vetëm të shtunën, sipas të dhënave nga universiteti Hopkins,  927 persona humbën jetën, duke e çuar totalin e viktimave në 134,729.

Të prekur me virusin aktualisht janë mbi 3.2 milionë persona, ku  vetëm të shtunën u shënuan 77 mijë raste të reja.

Por pavarësisht gjendjes së rendë, presidenti i vendit Donald Trump deklaroi se nuk ta bëjë të detyrueshme përdorimin e maskës për amerikanët. Në një intervistë për Fox News të premten ai tha se nuk pajtohej me një mandat kombëtar maskash, duke thënë se njerëzit duhet të kishin një “liri të caktuar”.

“Unë dua që njerëzit të kenë një lloj lirie. Dhe nuk besoj se nëse të gjithë vendosin maskë, gjithçka zhduket, ose virusi zhduket”.

Komentet e tij erdhën pasi Dr Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në Sh.B.A., i bëri thirrje udhëheqësve shtetërorë dhe lokalë që të bëjnë gjithçka dhe sa të munden që amerikanët të përdorin maskën mbrojtëse.

Brazili vijon të mbetet vatra e dytë më e nxehtë e koronavirusit. Në 24 orë Autoritetet atje raportuan për 34 mijë raste të reja, duke  e çuar numrin total të të infektuarve në mbi 2 milionë. Gjithashtu ky shtet ka momentalisht edhe numrin më të lartë të vdekjeve ditore. Të shtunën u raportuan për 1100 viktima të tjera.

India po kthehet në një tjetër vatër të nxehtë, ku koronavirusi po fiton terren çdo ditë. India raportoi për 35 mijë raste të reja të shtunën duke e çuar numrin total të të infektuarve në mbi 1 milionë.

Aktorja Bollivudiane me famë edhe ne Hollivud Aishëarya Rai Bachchan është shtruar në spital pasi rezultoi pozitive me Covid-19. Fansat kanë nisur lutjet për shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit e Bollivudit me Covid 19.

Tv Klan