3.3 milionë të huaj vizituan vendin gjatë verës

3.3 milionë të huaj vizituan vendin gjatë verës

00:35 10/09/2019

Klosi: Sfida të tjera e presin turizmin shqiptar

3 milionë e 363 mijë turistë të huaj kanë ardhur në Shqipëri në tre muaj. Shifrën e bëri publike ministri i Mjedisit, Blendi Klosi i cili u shpreh se pavarësisht kësaj arritje turizmi shqiptar ka edhe plot sfida të tjera të cilat duhet ti fitojë.

Sipas ministrit ky ka qenë një nga sezonet më të suksesshme të turizmit. Klosi tha se 2020 do të jetë viti i cili do të shënoje një Shqipëri të pastër nga plastika.

Deklaratat u bënë në një ceremoni për ndarjen e çmimeve të videos, buzëqeshjes dhe mirëseardhjes më të mirë të përgatitur nga të rinjtë e projektit “Smile Albania”.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT