Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mblodhi të premten e shkuar përfaqësuesit ligjor të të gjitha partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për të diskutuar mbi mundësitë e shtrirjes së votimit dhe numërimit elektronik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që në zgjedhjet vendore të pranverës të votohet në mënyrë elektronike në 3 deri 4 bashki të mëdha.

Të gjitha partitë përveç Partisë Demokratike që e kundërshton një propozim të tillë, kanë qenë dakort me përdorimin e teknologjisë deri në 4 bashki.

/tvklan.al