Në qeli kanë mbetur edhe tre anëtarë të tjerë të fisit Bajri, të cilëve iu është rikonfirmuar masa e sigurisë me burg marrë në mungesë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar një tjetër masë këtë të martë për Safet Bajrin, duke e lënë në burg për armëmbajtje pa leje këtë herë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rikonfimruar masën e sigurisë arrest me burg edhe per tre anëtarët e tjerë të grupit Bajri, Ismet Idrizi, Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu. Sipas Prokurorisë, mbi këta persona rendojnë akuzat e grupit të strukturuar kriminal, vrasje, vrasje e mbetur në tentativë, trukim ndeshjesh. Po këtë të martë Safet Bajri një nga drejtuesit e grupit është njohur me një tjetër masë sigurie arrest me burg  në Gjykatën e Krimeve të Rënda, këtë herë për armëmbajtje pa leje.

Një ditë më parë, 34-vjeçari u la në burg fillmisht nga Gjykata e Shkodrës për llogari të dënimit në Belgjikë dhe nga Krimet e Rënda për akuzat e grupit kriminal dhe trukim të ndeshjeve. Për llogari të këtij hetimi, në Holandë janë të arrestuar Behar Bajri dhe Samet Halluni. Ndërsa në kërkim vazhdon të jetë Enver Bajri, i cili konsiderohet drejteusi i grupit.

Ai dyshohet se fshihet në Holandë ose Belgjikë, aty ku organizata kriminale ushtronte aktivitetin në shitjen e lëndëve narkotike. Gjithashtu, në kërkim nga blutë është edhe Nelson Hysaj. Përveç dy vrasjeve të ndodhura në vitet 2000 dhe 2001 te cilat i atribuohen këtij grupi, Prokuroria thotë se po hetohen edhe për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shkodër.

Tv Klan